De Bruyne “me këmbë në tokë” kur flet për titullin

Kevin de Bruyne ishte ndër më të merituarit në fitoren e Manchester Cityt ndaj Arsenalit (4:1), në të cilën ai shënoi dy gola.
Pavarësisht se e vlerëson si shumë të rëndësishme, ylli belg mendon se kjo fitore nuk është përcaktuese për garën për titull.
“Mendoj se ishte një fitore e madhe. Është gjithnjë e rëndësishme të fitosh këtë ndeshje. Shumë njerëz do të thonë se vendosi titullin, por në mendjen tonë rëndësi ka që të luajmë mirë dhe ne e bëmë”, ka thënë De Bruyne.

“Ne kemi edhe shtatë ndeshje për të luajtur dhe mund të ndodhin shumë gjëra. Por ne jemi në një fazë të sezonit ku në çdo ndeshje, fitorja është e detyruar”, ka shtuar mesfushori belg.
“Nëse do të ishim mundur nga Arsenali do të kishte qenë shumë e vështirë. Atmosfera ka ndryshuar shumë këto vitet e fundi. Tifozët ishin të pabesueshëm. Kur sheh 50 mijë tifozë që kërcejnë me kurriz nga fusha i ushtron presion kundërshtarit”, është shprehur në fund De Bruyne.
/Shqip.com