De Bruyne e kalon Cityn në epërsi – në minutën e parë
Publikuar:
(26.04.2022 21:07:22)

Kevin De Bruyne e ka kaluar Manchester Cityn në epërsi ndaj Real Madrid, në minutën e parë të takimit.
Mesfushori belg e ka tundur rrjetën pas një goditje me kokë.
Teksa u asistua nga Mahrez.
Ky gol ishte dhe një dëshmi e formës së lartë që po kalon mesfushori belg.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola – po duket tejet e motivuar sonte dhe po sulmon pa pushim – në minutat e parë.
Ndërsa, madrilienët po zhvillojnë një ndeshje të koncentruar në repartin defanziv.
Shqip.com do ju mbajë të informuar për të gjitha informacionet nga ky takim./Shqip.com