Daut Haradinaj fton veteranët që të protestojnë më 16 qershor

Daut Haradinaj ka ftyar qytetarët që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe dinjitetin e mohuar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se e drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kanë luftuar.
“E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar”, shkroi Haradinaj.
Haradinaj tha se fton shumicën parlamentare që të ia kthejnë veteranit dinjitetin.
“Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”.
OVL e UÇK-së ka njoftuar se nesër do të mbajë protestë për mospërfshirjën e kësaj kategorie në Ligjin për Paga./Shqip.com