Lajme

Dasmë në Prizren – gjobitet organizatori e mbyllet vendi ku po mbahej ahengu

Dasmë në Prizren

Ndonëse me masat e reja anti-COVID ndalohet mbajtja e ahengjeve familjare, një dasmë është mbajtur sot në lagjen “Arbana” në Prizren, transmeton Shqip.com.

Mirëpo, organizatori i kësaj dasme padyshim se nuk la pa u gjobitur nga organet e rendit, ashtu sikurse edhe pronari i vendit ku u mbajt dasma.

E vendi ku u mbajt ahengu familjar deri në një vendim tjetër, u mbyll nga inspektorët e AUV-it.

“Sot, me datën 05/09/2021 rreth orës 13:30 patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë inspektimit te salloneve te dasmave ka hasur në një organizim familjar (dasme), i cili gjendet në lagjen “Arbana”, rruga Prizren-Gjakovë”, kanë njoftuar policia.

Tutje në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se dasmorët e pranishëm në aheng janë shpërndarë.

“Policia ne Prizren, ka intervenuar edhe ne nje rast tjeter rreth ores 17:30, përkatësisht në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, është raportuar një aheng familjar në shtëpi. Në këtë rast është dërguar patrulla policore, ku pronarit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, ndërsa të pranishmit janë shpërnda nga aty”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. /Shqip.com