Art Jetese

Dashuri e re dhe fat në disa shenja të horoskopit sot

Shenjat me fat

Dashi

Ditë ideale e shtuna 14 gusht, për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do të ndiheni me fat që keni pranë dikë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Do të kenë shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mire në çdo moment. Do të keni takime vendimtare të cilat do t’ua ndryshojnë tërësisht jetën.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do të keni disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk është krijimi i shpejtë i një lidhjeje.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Të keni disa konflikte prandaj bëni mirë të masni fjalët që do nxirrni nga goja. Beqarët do të kenë një marrëdhënie të ngrohte me personat që kanë afër, por nuk pritet asgjë e re.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë problem të shtunën për të dashuruarit. Nuk do të keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni më së miri.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Dita e shtune do të jetë e bukur dhe emocionuese për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy të gatshëm të provoni gjëra të reja dhe të ndërmerrni sakrifica.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Realiteti të shtunën do t’ju duket shumë ndryshe në drejtim me qëllimet tuaja. Mundohuni të qetësoheni duke parë një film të bukur. Marrëdhënia do të shkojë për mrekulli.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Do të jetë qëndrimi juaj plot nervozizëm dhe shumë debatues që do të krijojë një mosmarrveshje dhe vështirësi për t’u harmonizuar me të tjerët. Kujdes me gënjeshtrat ndaj partnerit/es.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Detyrimet dhe punët shumë impenjuese nuk iu friksojnë aspak, por përpara se të ndërmerrni një punë të re, verifikoni të gjitha garancitë e mundshme e të nevojshme.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Hëna e favorshme sjell harmoni në ambietin rrethues dhe në zemrën tuaj. Do të ndiheni shumë mirë dhe do të keni dëshirën për të përmbysur skemat tuaja të jetës.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Një ditë me tensione në jetën tuaj private. Një debat dhe ndonjë mërzitje do të jenë shkak i një diskutimi si me partnerin ashtu edhe me familjarët.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Duke u treguar të çiltër dhe pak të shkëputur mund të përballoni shumë lehtë edhe në çështjet, që kërkojnë shumë kujdes dhe delikatesë, që mund t’ju paraqiten./SHQIP.com