“Dasëm sot, do martohem”, Ronela Hajati habit me postimin e saj të fundit e veshur me vello të zezë
Publikuar:
(22.06.2022 10:30:18)

Ronela Hajati është këngëtarë që nuk ka ndonjë kompleks në postimet be saj.
Ajo poston në formën që ajo dëshiron, ku shpesh herë edhe befason fansat e saj.
Së fundi ajo ka nisur xhirimet e klipit të ri, ku duket se do të ketë edhe dasmë të inskenuar.
Ajo ka ndarë video në ‘Instagramin’ e saj nga kjo skenë e videoklipit teksa po xhirohet.
“Dasmë sot, do martohem”, dëgjohet të thotë Ronela në video.
Ajo çfarë ra shumë në sy ishte se Ronela dhe të ftuarit ishin të veshur të gjithë me të zeza.
Ndryshe, Ronela ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2022” duke mos arritur që të shkojë në finale.

Fitues i këtij edicioni është shpallur Ukraina./SHQIP.com