Sport Ndërkombëtar

Darida pensionohet nga Kombëtarja Çeke

Vladimir Darida

Futbollisti çek, Vladimir Darida ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Çekisë, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Çekisë përmes rrjeteve sociale.

“Vladimir Darida ka vendosur të përfundojë karrierën e tij te ekipi kombëtar pas EURO 2020. Darida ishte pjesë e tre turneve të EURO dhe ishte kapiten i ekipit në turneun aktual”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

30 vjeçari debutimin e tij me Kombëtaren Çeke e bëri në vitin 2012, dhe që atëherë ka zhvilluar 76 paraqitje, ku ka shënuar 8 gola./Shqip.com