Sport Shqiptar

Dardanët i presin dy sfida në muajin nëntor

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, do të zhvillojë dy ndeshje në muajin nëntor, në kuadër të parakualifikimeve për “Euro Basket 2025”.

Dardanët do e kërkojnë fitoren ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës, shkruan Shqip.com.

Kundër norvegjezëve, do të luajnë në udhëtim, me datë 25 nëntor në ora 19:00, ndërsa me 29 nëntor do e presin Danimarkën. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Para disa ditëve, përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos kishte bërë publike listën e gjerë me 17 basketbollistë, por, për shkak të rregullave nga FIBA nuk do të ketë grumbullim dhe 12-shja përfundimtare do të shpallet më 20 nëntor.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "KOSOVA T.B 2 KOSOVA READY FOR NOVEMBER FIBA EUROBASKET 2025 PRE-QUALIFIERS"
Credits: Kosovo Basketball Federation

Numri i ekipeve pjesëmarrëse në parakualifikime të “Euro 2025” është dhjetë. Një grup përbehet nga katër kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga tri.

Në fazën tjetër do të kualikohen tre skuadrat që janë lidere në grupet përkatese dhe një kombëtare e cila e ka rezultatin ose golaverazhin më të mirë nga të gjitha ekipet tjera që gjenden në pozitën e njëjtë./Shqip.com