Dardanët e rinjë e deklasojnë Maltën
Publikuar:
(12.07.2022 23:45:46)

Dardanët e rinjë po shkëlqejnë.
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, grupmosha U-16 e ka deklasuar Maltën me rezultat 28-80.

Kosova ishte superiore që nga fillimi i këtij takimi – duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment epitetin e fituesit.
Qysh në fillim të çerekut të parë – semafori tregonte 0-11.

Sejar Rama shënoi 14 pikë, Mal Syla dhe Niman Demiraj shënuan nga 13, kurse Yll Kastrati kishte nëntë pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizionin C – për meshkuj – që po zhvillohet në Prizren./Shqip.com