Danimarka shteti parë i BE-së që heq të gjitha kufizimet e COVID-19
Publikuar:
(11.09.2021 10:01:04)

Danimarka është shteti i parë në Bashkimin Evropian që largon të gjitha masat anti-COVID.
Vendimi erdhi pas 548 ditëve kufizime për ta luftuar pandeminë.
80 për qind e popullsisë mbi moshën 12 vjeçare janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.
“Danimarka po heq kufizimet pasi fushata e vaksinës ka qenë shumë e suksesshme”, ka thënë Jens Lundgren, pedagog i sëmundjeve virale në universitetin e Kopenhagenit.
Nga muaji i kaluar në shtetin skandinav u hoq obligueshmëria e mbajtjes së maskës në transport publik.
Ndërsa, nga 1 shtatori janë hapure dhe klubet e natës.
Por, kontrolli i të huajve kur hynë në Danimarkë do të mbetet strikt. /Shqip.com