Lajme

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e Arben Ahmetajt: Do qëndroj te Kadastra

Dallëndyshe Bici nuk do të ulet në karrigen e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës e cila garoi për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në listën për deputete të PS-së ka refuzuar marrjen e mandatit të deputetit pas largimit të Arben Ahmetajt si deputet i PS-së në Tiranë.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici thekson se refuzimi ka të bëjë me vijimin e detyrës së saj në Kadastër.

“Ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror“, thuhet në shkresën e Bicit.

/Shqip.com