Dalin rezultatet përfundimtare, Shaip Kamberi do të jetë deputet në Kuvendin e Serbisë
Publikuar:
(05.07.2022 13:47:40)

Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti.
Siç raporton media serbe, Danas pjesë e Kuvendit të Serbisë nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të jetë Shaip Kamberi.
Të gjitha listat e tjera që morën pjesë në zgjedhje dhe nuk e kaluan pragun e kërkuar dhe nuk do të kenë deputetë në mbledhjen e re.
Ndryshe, Kamberi ka fituar mandatin pasi janë përsëritur zgjedhjet për të pestën herë.
Ai ka arritur që të bëhet deputet pas 698 votave të qytetarëve të Ternovcit.
Ndryshe, afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës përfundon afati prej 90 ditësh për zgjedhjen e qeverisë së re./SHQIP.com