Lajme

Dalin detaje të reja nga aksidenti në Austri, kjo është deklarata e shoferit të autobusit

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 pas mesnate një autobus nga Kosova pësoi aksident ku si pasojë e aksidentit 19 qytetarë nga Kosova mbetën të lënduar.

Lidhur më këtë aksident është marrë në pyetje edhe shoferi i autobusit.

Ashtu siç raporton mediumi Salzburg, 57 vjeçari gjatë ditës së sotme është marrë në pyetje lidhur me aksidentin.

Sipas shoferit ai filloi të parakalonte afër Eugendorf dhe parakaloi një kamion që lëvizte në korsinë e djathtë me rreth 80 km/h. Korsia ndahet në dy drejtime. Meqenëse kamioni po lëvizte në korsinë e djathtë, shoferi i autobusit nuk ishte më në gjendje të kalonte në korsinë e djathtë në korsinë e destinuar për autobusë dhe kamionë.

Po ashtu është bërë e ditur se autobusi depërtoi në barrierën e betonit dhe u ndal në parmakët në korsinë e ardhëshme.

Gjithashtu është bërë e ditur se për fat të mirë, autobusi nuk u përmbys pas aksidentit, por u ndal në rrota.

Kreu i zjarrfikësve, Christian Putz është shprehur se e vetmja mënyrë për të mbërritur në vendin e aksidentit ishte në këmbë.

Ingo Vogl, kreu i ndërhyrjes në krizë, është shprehur se sot detyra më e rëndësishme ishte që njerëzit të mund të udhëtonin te familjet ose miqtë e tyre në Gjermani./Shqip.com