Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen në Tiranë
Publikuar:
(12.03.2023 22:14:16)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minuta në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit, ku fatkeqësisht një person ka humbur jetën.
Po ashtu raportohet se dyshohet edhe për pesë persona të plagosur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një fëmijë është në mesin e 5 të plagosurve nga të shtënat me armë që ndodhën mbrëmjen e kësaj të diele.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fëmija është plagosur në këmbë, raporton abcnews.
/Shqip.com