Sport Shqiptar

“Dali” largohet nga Peja

Dardan Berisha

Pas tre viteve qëndrim te “shqiponjat” – ka ndërruar ambient.

Dardan Berisha është larguar nga KB Peja.

Lajmin e ka bërë të ditur – vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës.

Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Berisha e fitoi Kupën e Kosovës me Pejën – në vitin 2020, që për të ishte e dyta në karrierë.

33 vjeçari ka një karrierë të pasur në parket – pasi ka luajtur në skuadra të ndryshme edhe jashtë Kosovës, si në Polonia Warszawa, Juvecaserta e shumë të tjera.

Dardani – vazhdon të jetë kapiten i Përfaqësues së Kosovës, ndërsa para pranimit në FIBA – ai e kishte djersitur fanellën e kombëtares polake./Shqip.com