Sport Shqiptar

Daja i lumtur për trofeun e radhës

Ballkani e ka nisur me trofe vitin 2023, pasi sot e ka fituar Superkupën e Kosovës, pas fitores 1:0 ndaj Llapit, ndeshje e cila u zhvillua në Antalia.

Trajneri i skuadrës suharekase, Ilir Daja ka thënë se ndihet i lumtur që i sollën edhe një trofe qytetit.

“Ishte lojë e fortë dhe e luftuar në fushë. Jemi të kënaqur sepse sjellim një trofe tjetër në Suharekë. Na vjen mirë që  titullit, kemi edhe Superkupën”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.

“Nuk jemi në ditët tona më të mira, sepse jemi në fazën përgatitore. Në këtë lloj ambienti, ndoshta do të kishte më shumë spektakël po të ishim në formën optimale”.

Ilir Daja

“Ndeshja ishte me episode, por episodet zgjidhin ndeshjet. Jemi të lumtur, i uroj të gjithë për këtë triumf. Jemi me pikë të barabarta me Dritën. Ne kemi një grup me djem shumë të mirë, qoftë të talentuar, qoftë që kanë ambicie”.

“Do ta kemi vështirë ta mbrojmë titullin. Por, ashtu siç kemi bërë gjatë gjysmës së parë të sezonit, ku zhvilluam edhe një sezon në veçanti në Evropë, do ta tregojmë veten edhe në këtë gjysmën e dytë të kampionatit”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

/Shqip.com