DailyMail shkruan për pushimet luksoze të fëmijëve të pasur – përmend Morena Tarakun dhe shpenzimet e saj

E përditshmja britanike DailyMail i ka dedikuar një artikull t disa prej fëmijëve të pasurve dhe pushimet e tyre luksoze që ata i bëjnë anën e mbanë botës, transmeton SHQIP.
Me titullin “Fëmijët e pasur bëjnë verën! Troterët e rinj të pasur të globit publikojnë fotografi të pushimeve të tyre me pesë yje. Guxoni të shikoni?!”,ka shkruar DailyMail
Gazeta e famshme britanike në mesin e fëmijëve të pasur ka cekur edhe një emër shqiptar.

Bëhet fjalë për bukuroshen me prejardhje nga Peja, modelen Morena Taraku, e cila tash është zhvendosur në Stamboll të Turqisë dhe njihet për jetën luksoze që bën.
Ajo njihët edhe për market e shtrejta që vesh si dhe veturat që posedon.
“Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime. Por jo aq për elitën botërore që kanë refuzuar të lejojnë që një pandemi globale të pengojë arratisjet e tyre verore”, nis shkrimin e përditshmja britanike.

“Trotuesit e pasur të globit nga Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kanë dalë në Instagram për të ndarë fotografitë e tyre të mrekullueshme nga pushimet në Spanjë, Qipro dhe Monako. Të gjithë ata janë paraqitur në llogarinë Instagram të Rick Kids në internet, e cila tregon jetën e fëmijëve të pasur”, shkruan tutje DailyMail.
Në tekst, ceket Morena e cila ka një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamant të markës ‘Cartier’, vlera e së cilit shkon deri në 290,000 funte (340,000 euro).

Fotografitë e tjera të saj e tregojnë Morenën, duke u shfaqur atraktive me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi
Ndërkohë, e lumtur me këtë shkrim që pa rastësisht, Morena vendosi që ta ndajë atë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke etiketuar DailyMail dhe falënderuar për artikullin./SHQIP.com