Lajme

Daçiq: Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i parë Ivica Daçiq deklaroi se Serbia është e vendosur për vazhdimin e dialogut dhe dialogut si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë çështjen e Kosovës.

“Dua të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun dhe dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Më tutje Daçiq ka thënë se sigurisht, në të gjitha këto duhet të merren të gjitha aspektet duke pasur parasysh edhe interesat kombëtare edhe shtetërore.

“Sigurisht, në të gjitha këto duhet të merren të gjitha aspektet. duke pasur parasysh – edhe interesat tona kombëtare edhe shtetërore, por edhe për të ardhmen e vendit tonë, si të arrihet një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm”, u shpreh Daçiq.

Daçiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në seancën e sotme i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për gjendjen aktuale, pas së cilës do të bëhet një deklaratë zyrtare.

Theksojmë se të premten në Prishtinë e Beograd qëndruan për vizitë një delegacion nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

/Shqip.com