Lajme

Daçiq: Qëndrimet për Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë, janë të pandryshueshme

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se qëndrimet e tyre sa i përket Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë janë të pandryshueshme.

Siç raporton Euronews Serbia, Daçiq ka thënë se edhe partnerët ndërkombëtarë ‘do ta kuptojnë se Kosova nuk është plotësisht e pavarur’.

“Ata do të kuptojnë se Kosova nuk është tamam e pavarur”, tha Daçiq se Serbia ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për Kosovën.

Daçiq deklaroi se çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë është një nga dy çështjet me përparësi shtetërore në këtë kohë.

“Vendimi i marrë në fillim të operacionit të posaçëm të Rusisë në Ukrainë është ende në fuqi. Ne e konsiderojmë të gabuar shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por çështja e vënies së sanksioneve është në interesin shtetëror të Serbisë,” tha ministri i jashtëm serb.

Siç u shpreh ai, ‘ky qëndrim nuk është shkelur dhe as nuk ka ndonjë mendim për ndryshim’.

Krahas kësaj, ministri serb mendon se Prishtina në thelb nuk ka kushtet për të hyrë në Këshillin e Evropës, por se ka shumicën e nevojshme për këtë dhe prandaj Serbia nuk ka mundësi ta pengojë atë.

“Ne nuk mund të parandalojmë hyrjen në Këshillin e Evropës në qoftë se ata kanë një shumicë. Çështja këtu është në se ata e duan atë.

Ai njoftoi gjithashtu se në qoftë se ka një orvatje për të pranuar Prishtinën në Këshillin e Evropës, Serbia nuk do të marrë pjesë në të.

Me rastin e takimit të nesërm të Presidentit Aleksandar Vuçiç me Këshilltarin e Lartë të Departamentit të Shtetit Derek Schole, Daçiç tha se do të marrë pjesë edhe në këto bisedime në kapacitetin e tij si Ministër i Jashtëm dhe përmendi vlerësimin e SHBA-së se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në rritje.

/Shqip.com