Lajme Ballkan

Daçiq: Greqia nuk do t’i nënshtrohet presionit, nuk ka ndryshim qëndrimi për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Greqia nuk do ta mbështesë kërkesën e mundshme të Kosovës për pranim në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nuk do t’i nënshtrohet presioneve të ndryshme ndaj të cilave janë të ekspozuara, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare bilaterale në Athinë.

Siç raporton mediumi “Nova”, Daçiq u tha gazetarëve në Athinë se kjo vizitë ishte e rëndësishme për të për të parë nëse ka ndonjë të vërtetë në, siç thotë ai, thashethemet e ndryshme të dëgjuara nëpër metropole të ndryshme, përkatësisht se Greqia po ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

“Kemi shkëmbyer mbështetje dhe absolutisht mbështesim parimin e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Greqisë dhe Qipros, dhe nga ana tjetër ata ripërsëritën qëndrimin e tyre se respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, se nuk do të ketë ndryshim në pozicion. Po citoj ministrin Dendias, ai tha se Greqia nuk do ta befasojë kurrë Serbinë. Në këtë aspekt, kjo vizitë ishte e suksesshme për mua”, tha Daçiq.

Ai shtoi se qëllimi i vizitës së tij në Athinë, vizita e parë dypalëshe që kur ai mori postin e tij të ri, ishte të tregonte se sa e rëndësishme është Greqia për Serbinë dhe sa rëndësi i kushton Serbia forcimit të miqësisë me Greqinë.

Sipas fjalëve të tij, dihet se kur Serbia konsideron se disa vende janë tradicionalisht miqësore, marrëdhëniet bilaterale nuk duhet të ndodhin.

“Pikërisht kjo është arsyeja pse marrëdhëniet tona kanë stagnuar vitet e fundit. Grekët e vlerësojnë shumë lëvizjen time”, tha Daçiq, duke shtuar se sot është takuar edhe me Presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou dhe siç thotë ai, kolegun e tij të vjetër, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Shefi i diplomacisë serbe thekson se të gjitha temat tjera ishin në rendin e ditës dhe në këtë kuptim njofton se presidenti grek pritet të vizitojë Serbinë në fillim të vitit të ardhshëm, si dhe të mbajë një seancë të Këshillit të Lartë për bashkëpunim ndërmjet dyja shteteve.

/Shqip.com