Sport Ndërkombëtar

Curry rikthehet nga lëndimi – Warriors shënojnë fitore

Stephen Curry

Stephen Curry është rikthyer nga lëndimi për të ndihmuar Golden State Warriors – në një fitore të lehtë 123-107 ndaj Denver Nuggets në ndeshjen e tyre hapëse të play-off-it.

Curry kishte humbur 12 ndeshjet e fundit për shkak se pati një ndrydhje të ligamentit të kyçit të këmbës, por realizoi 16 pikë në 22 minuta.

Steph Curry Returns, and Golden State Beats the Nuggets - The New York Times
Stephen Curry

Jordan Poole, i cili nisi përpara Curry-t, udhëhoqi Warriors me 30 pikë teksa bëri përshtypje në debutimin e tij në play-off.

Rikthimi në parket i 34 vjeçarit do jetë një ndihmë e madhe për “luftëtarët” – që po synojnë titullin – në ligën më të fortë të basketbollit./Shqip.com