Cristiano Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr
Al Nassr mundi Al Tain në raundin e tetë të kampionatit saudit. Skuadra e drejtuar nga Luís Castro, dominoi që në hapat e parë të ndeshjes me Talisca dhe Cristiano Ronaldo, që ishin edhe lojtarët më të spikatur.
Megjithatë, pavarësisht dominimit, vendasit arritën t’i afrohen portës së kundërshtarit të rrezikshëm, me Nawaf që bëri pritje të rëndësishme.
Në minutën e 32-të dhe pas disa rasteve të humbura nga Cristiano Ronaldo, Al Nassr kaloi në avantazh me anë të Talisca. Portugezi asistoi brazilianin, i cili e përfundoi për herë të pare topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë, Al Tai përfitoi nga shpërqendrimi i mbrojtjes së Al Nassr dhe, pas një rivënie, holandezi Virgil Misidjan, nuk dështoi përballë me portierin dhe arriti të barazojë në 1-1.
Pak minuta më vonë vendasit patën një mundësi të shkëlqyer për të kthyer gjërat, por ishte Al Nassr, me anë të një penalltie të kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo, i cili arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 86-të.
/Shqip.com