Cristiano Ronaldo – “hero” i “Djajve të Kuq”

Ka mbaruar “drama” në “Teatrin e Ëndrrave”.
Manchester United kanë arritur që ta përmbysë rezultatin ndaj Atalantës, nga 0-2 në 3-2 për të shënuar një fitore të “artë”, shkruan Shqip.com.
Mysafirët ishin superior në pjesën e parë dhe arritën që të kalojnë në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë.
Ishte, Mario Pasalic që dërgoi topin në rrjetë për 0-1, ndërsa kur pritej reagimi i vendasve për ta barazuar rezultatin, ndodhi e kundërta.
Mehri Demiral arriti që të tundë rrjetën e David de Geas, dhe skuadra e tij shkoi e qetë në pushimin ndërmjet pjesëve.
Pjesa e dytë, pati një skenar komplet me “fytyrë” tjetër.
“Djajtë e kuq”, filluaan të sulmojnë pa pushim në drejtim të portës së kundërshtarëve dhe arritën që fillimisht ta ngushtojnë rezultatin në 1-2, me anë të Marcus Rashford.
Në kohën kur më së shumti i duhej ekipit, kapiteni Harry Maguire, arriti që të realizonte një gol tejet interesant, për të barazuar rezultatin.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me brazim, në “skenë” doli Cristiano Ronaldo që e vulosi këtë takim.
Pas një harkimi të dhënë nga Luke Shaw, CR7 e goditi topin me kokë dhe e tundi rrjetën e kundërshtarëve për të i dhuruar skuadrës së tij pikët e plota.
Pas këtij takimi, Manchester United është lider në grupin F, me gjashtë pikë, kurse Atalanta është e dyta me dy pikë më pak.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Young Boys 1-4 Villarreal
Benfica 0-4 Bayern Munchen
Chelsea 4-0 Malmoe
Zenit 0-1 Juventus/Shqip.com