Lajme

Cramon: Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian, ka thënë është dakord me propozimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut , duke përfshirë #ECHR #ECtHR”, shkroi Cramon.

Edhe themeluesi i Iniciativës Evropiane për Stavilitet, Gerald Knaus, ka thënë se tani është momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Knaus, në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus./Shqip.com