Lajme

COVID-19 në Shqipëri: Pesë raste të reja, asnjë i vdekur

Pesë raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërkaq nuk është raportuar për viktima, transmeton Shqip.com.

Rastet e reja kanë rezultuar nga dy mijë e 658 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 52 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, shtatë prej të cilëve po marrin trajtim të specializuar në spital./Shqip.com