Lajme

COVID-19: Në katër spitale të përgjithshme s’ka asnjë pacient

Foto e ilustruar

Në katër spitale të përgjithshme në Kosovë aktualisht nuk ka asnjë pacient duke u trajtuar për Coronavirus, njofton Shqip.com.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Spitali i Prizrenit, ai i Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19.

Ndërkaq, në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

“Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë, shtatë prej tyre të konfirmuar pozitivë dhe pesë me oksigjeno-terapi. /Shqip.com