Coutinho – “i heshtur” në sezonin e ri
Publikuar:
(20.09.2022 12:23:07)

Rikthimi i tij në ishull – ishte sikur në ëndrra.
Dhuroi magji, gola dhe asistime.
Por, të njëjtën nuk po e bën edhe në kampionatin aktual.

Philippe Coutinho – nuk po arrin të lë shenja – me fanellën e Aston Villës – pasi nuk ka shënuar e as asistuar akoma.
Braziliani – ka pasur edhe probleme me lëndime – që i kanë vështirësuar punët akoma më shumë.
Një fije shprese se ai mund të rikthehet në element – ishte përballja ndaj Southamptonit – ku u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Coutinho – ka kontratë me Villa-n deri në vitin 2026, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 20 milionë euro.
Sa i përket renditjes – skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard gjendet në pozitën e 15-të në tabelën klasifikuese – me vetëm shtatë pikë të grumbulluara./Shqip.com