Courtois – hero i “mbretërve” në pjesën e parë
Publikuar:
(28.05.2022 22:25:19)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Liverpool dhe Real Madrid.
“The Reds” patën disa mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën që të gjejnë rrugën e golit.
Thibaut Courtois ishte në element – duke i shpëtuar madrilienët në disa raste.
Gardiani belg pa asnjë dyshim ishte fytyra kryesore në këtë 45 minutësh.
Në anën tjetër, spanjollët shënuan një herë – më anë të Benzemas, por ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.
Mbetet të shihet – nëse Carlo Ancelotti do vendosë për ndonjë ndryshim – në repartin sulmues.

Teksa, Jurgen Klopp ka në bankën rezervë futbollistë si Firmino – që mund të inkuadrohet në vazhdim.
Shqip.com do ju mbajë të informuar për çdo informacion rreth kësaj ndeshje./Shqip.com