Sport Ndërkombëtar

Correa e dëshiron divorcin me Atleticon

Angel Correa

Largimi i Luis Suarez nga “Wanda Metropolitano” duket që nuk do të jetë i fundit për këtë verë – në skuadrën e udhëhequr nga Diego Simeone.

Ndarjen e rrugëve me Atletico Madrid – e ka kërkuar edhe Angel Correa – sipas MARCA.

Mediumi spanjoll raporton se “Correa ka hapur derën për largimin e tij nga Atlético, tashmë i lodhur nga zëvendësimet në momentet kyçe”.

Teksa, ende nuk është raportuar – për interesimin e ndonjë skuadre për shërbimet e tij.

Angel Correa dedicates Elche win to the returning Atletico Madrid fans -  Football España

Sulmuesi argjentinas ka zhvilluar 36 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll në këtë sezon. Kurse, është autor i 12-të golave dhe pesë asistimeve.

Ai ka kontratë valide me “los colchoneros” deri në vitin 2026 dhe sipas “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë – euro në tregun e transferimeve. /Shqip.com