“Corazon” po ‘thyen’ rekorde
Publikuar:
(25.12.2021 15:45:41)

Këngëtari Butrint Imeri dhe reperi Don Xhon kanë publikuar bashkëpunim e tyre më të ri.
“Corazon” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop, e punuar nga producenti Çelik Lipa.
Kënga nuk i ka bërë akoma 48 orë nga publikimi dhe numëron 2.8 milionë klikime në Youtube.
Të dy artistët kanë ndarë edhe renditjen e këngës në vende të ndryshme.

Kënga është më e dëgjuara në Shqipëri, Austri, Gjermani e Maqedoni të Veriut.
Kjo këngë ka kohë është paralajmëruar që do të jetë një hite i kësaj sezone dhe në bazë të numrave që ka marrë po rezulton e tillë./SHQIP.com