Lajme

Cooper: Ulja e Kosovës përballë Serbisë më 2011 tregoi se është shtet i pavarur

Ish-ndërmjetësuesi i parë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, thotë se ulja e Kosovës përballë Serbisë në Bruksel në vitin 2011, ka qenë tregues se ky vend tashmë është shtet i pavarur, ndërsa ka shtuar se nisja e bisedimeve 10 vjet më parë ishte hap drejt njohjes, transmeton Shqip.com.

Nga pozita e kryenegociatorit, Cooper thotë se i ka parë të dyja palët të kenë qenë nervoz, sikurse Edita Tahiri me Borko Stefanoviq përballë, ashtu edhe kur Catherine Ashton i bëri bashkë Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiq.

“Ulja e Kosovës përballë Serbisë tregonte se ajo nuk ishte më provincë e saj. Njohja nuk është gjë e vetme, por bashkimi i të gjitha gjërave të vogla. Është e pakuptimtë që të përdoret fusnota në emër të Kosovës. Dëshmia ishte se Kosova është shtet. Kjo është çka është, e thash këtë në publik”, tha ai për ‘Klan Kosovën”.

“Çdo gjë që negociuam nga regjistri civil, doganat, janë pikë njohjeje, pra njohja është proces akumulues”.

“Që në takimin e parë që patën nga lufta të dyja palët kanë qenë nervoz. Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri një politikane me shumë përvojë por që të dy ishin shumë nervoz. Edhe kur Catherine Ashton i bëri bashkë Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiq, ata ishin edhe më nervoz”.

“Ata ishin nervoz në mënyrë të ndryshme, Borko ishte dhënë një punë e ndyrë, që të merrej me Kosovën dhe që gjithçka mund të shkonte keq për ta. Ai ishte në Amerikë dhe i thanë “djaloshi budalla”. Kurse Edita Tahiri ishte nervoz sepse Kosova për herë të parë si shtet po ulej përballë Serbisë”, ka thënë Cooper, njofton Klan Kosova.

Sa i përket dialogut, ai ka thënë se në të nuk ka çështje teknike, por politike.

“Nuk ka dy të mira, gjithçka është politikë. Nuk ka teknike dhe politike, vetëm se në disa raste janë disa çështje teknike. Çka kemi bërë në secilën marrëveshje, palët kanë bërë kompromise politike. Ndoshta nuk kanë qenë shumë të dukshme. Por organizimi i shtetit në veri është krejtësisht politike”. /Shqip.com