Sport Ndërkombëtar

Coman lëndohet, mund të mungojë edhe kundër Barcelonës

Anësori i Bayern Munichut, Kingsley Coman, do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë kundër VfB Stuttgart, pasi u lëndua në stërvitje.

Bayerni, i cili mundi Interin 2-0 në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve të mërkurën, do të kërkojë të rikthehet pasi dy barazime radhazi në ligë i detyruan ata të largohen nga vendi i parë.

Lëndimin e Coman e ka konfirmuar të premten trajneri Julian Nagelsmann.

“King u lëndua në stërvitje dhe aktualisht po i nënshtrohet një skanimi. Nuk duket shumë mirë. Shpresojmë të jetë vetëm një dëmtim i fibrave muskulore dhe asgjë edhe më keq”, tha Nagelsmann për francezin.

Kampioni gjerman, aktualisht në vendin e tretë me 11 pikë, një pas liderëve Freiburg dhe Borussia Dortmund, do të përballet gjithashtu me Barcelonën të martën në Champions League dhe ende nuk dihet nëse sulmuesi do të jetë i gatshëm.

Shtutgarti nuk ka fituar ende një ndeshje këtë sezon, pasi ka barazuar katër nga pesë për t’u ulur në vendin e 12-të me katër pikë.