Sport Ndërkombëtar

Collina tregon pse ka shumë minuta shtesë në Botëror

Minutat e shumta shtesë të akorduara nga gjyqtarët janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen në këtë Botëror, ndërsa rekordi u vendos në sfidën mes Anglisë e Iranit, ku u dhanë 14 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 13 në të dytën.

Kreu i Komitetit të Gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina ka dhënë një përgjigje për shtesën e shumtë, teksa ka deklaruar se gjithçka po bëhet për të rritur sa më shumë kohën efektive të lojës.

“Minutat shtesë janë të justifikuara, pasi kishte ndeshje ku koha efektive nuk shkonte më shumë se 44-45 minuta. Pas çdo goli festohet rreth një minutë e gjysmë dhe nëse në një ndeshje shënohen 3-4 gola, atëherë humben 5-6 minuta lojë, të cilat duhen rikuperuar. Qëllimi është që të rritet loja efektive në çdo ndeshje”, deklaroi Collina

/Shqip.com