Lajme Botë

CNN: DeSantis më konkurrues se Trump përballë Biden

Shumica e votuesve me prirje republikane do të preferonin guvernatorin e Floridës ndaj Donald Trump si kandidatin e tyre presidencial për vitin 2024, sipas një sondazhi. Me një diferencë prej 56 %-33 %, votuesit konservatorë zgjodhën Guvernatorin Ron DeSantis ndaj ish-presidentit, i cili nisi zyrtarisht fushatën e tij të re muajin e kaluar, shkruan CNN.

Sondazhi i Universitetit Suffolk / USA Today gjithashtu zbuloi se Presidenti Joe Biden kishte numra më të lartë miratimi se Trump.

Ai pason rezultate të përziera për kandidatët e mbështetur nga Trump në zgjedhjet e nëntorit. “Është një sherif i ri republikan në qytet”, ka thënë Dejvid Paleologos, drejtor i Qendrës kërkimore politike të Universitetit Suffolk.

“DeSantis e kalon Trumpin jo vetëm mes elektoratit të përgjithshëm, por edhe mes këtyre votuesve me prirje republikane që kanë qenë baza e ish-presidentit. “Republikanët dhe të pavarurit konservatorë gjithnjë e më shumë e duan Trumpizmin pa Trumpin.”

Sipas sondazhit mbarëkombëtar, DeSantis kryeson gjithashtu zotin Bajden me 47 %-43 % midis të gjithë votuesve në një zgjedhje hipotetike. Shtatë për qind kanë qenë të pavendosur.

DeSantis, 44 vjeç, u rizgjodh në nëntor, duke fituar me një shumicë dërrmuese prej më shumë se një milion e gjysmë votash, kufiri më i madh i çdo guvernatori të Floridës në 40 vjet. Në ditët pas zgjedhjeve, Trump sulmoi rivalin e tij të mundshëm dhe e paralajmëroi të mos kandidojë për president.

“Unë mendoj se nëse ai futet në garë, mund ta dëmtojë veten shumë keq”, tha ai për Fox News.

Sondazhi i publikuar të martën regjistroi vetëm një vlerësim miratimi prej 30 % për Trump, krahasuar me 46 % për Bajden. Sondazhi gjithashtu zbuloi se mbi 60 % e votuesve nuk do të preferonin që as Trump dhe as Bajden të mos qëndronin në garën e vitit 2024. Sondazhi i 1,000 votuesve të riregjistruar u bë midis 7 dhe 11 dhjetorit nga telefonat e lëvizshëm dhe tokësorë.

/Shqip.com