Çmimet e produkteve bazë në Kosovë më të shtrenjta se në Gjermani

Shporta e konsumatorit në Kosovë është varfëruar muajve të fundit. Qytetarët ankohen se çmimet në treg kanë shënuar rritje, ndërsa pagat e tyre mbesin të njëjta.
Ngritjen e çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka evidentuar ngritje të çmimeve te produktet bazike si: buka dhe drithërat, qumështi, djathi, vezët, perimet, pijet alkoolike etj.
Disa prej këtyre produkteve ushqimore në Kosovë kanë çmim më të lartë se në disa vende të zhvilluara, një prej të cilave është Gjermani.
Qumështi si produkt esencial, në Kosovë ka çmim më të lartë se në Gjermani.
Një litër qumësht në Kosovë kushton 0.89 cent nga Vita Milk, ndërsa 0.99 cent nga Alpsko Mleko.
Ndërkohë, në Gjermani një litër qumësht mund ta blini edhe me 0.80 cent.

Vaji është po ashtu prej produkteve që kushton më shtrenjtë nëse e blini në Kosovë se sa në Gjermani.
Në këtë të fundit, një litër vaj mund ta blini me 1.19 cent, ndërsa në Kosovë sillen nga 1.75 e deri në mbi 2 euro.

Miellin, i cili po ashtu është produkt bazik, në Gjermani mund ta blini pothuajse me çmim dyfish më të lirë se në Kosovë.
Në këtë të fundit, një kilogramë miell mund ta blini 0.85 cent, ndërsa në Gjermani për vetëm 0.39 cent./SHQIP.com
