Rozë

Cllevio flet për herë të parë me Stresin pas pajtimit me Noizyn

Marrëdhëniet mes Noizyt e Cllevios janë përmirësuar që sot, meqë rast ky i fundit i kërkoi falje publike krijuesit të hitit ” Gangsta love”.

Noizy e pranoi kërkim faljen ani pse i dha disa këshilla mjaft të mira Cllevios.

Gjatë kohës që këta të dy ishin në armiqësi, Cllevio kishte prishur miqësinë edhe me shokun e tij të fëmijërisë, Stresin, pasi ky i fundit (njashtu dikur rival i Noizyt), ishte pajtuar me të vitin e kaluar.

Kaq mjaftoi që fansat e Cllevios ta akuzonin Stresin për “tradhti”, ndërkohë që ky i fundit qëndroi në heshtje sa i përket konfliktit Noizy-Cllevio.

Por mesa duket, tani gjithçka ka mbaruar dhe Stresi me Cllevion kanë rikthyer sërish miqësinë e dikurshme.

Këtë ata e bën të ditur përmes një bisede të gjatë që zhvilluan me njëri-tjetrin në Instagram.

Po të njëjtët më pas publikuan një fotografi të përbashkët në InstaStory, ku shihej se ishin takuar në një grup miqsh. /Shqip.com