City pretendon se autobusi i ekipit u sulmua në “Anfield”

Manchester City ka pretenduar se autobusi i ekipit të tyre është sulmuar teksa po largohej nga “Anfield” pas humbjes 1-0 ndaj Liverpoolit.
Xhami i përparmë i autobusit dyshohet se u plas kur u largua nga Merseyside, shkruan BBC.

Policia e Merseyside ka konfirmuar se do të kryejë një hetim për ngjarjet e së dielës dhe Federata e Futbollit pritet të shqyrtojë gjithashtu këtë çështje.
Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë ndeshje, pasi monedhat u hodhën drejt Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp u përjashtua për shkak të protestës ndaj gjyqtarit dhe ndihmësit të tij.
katër vjet pasi Liverpool u gjobit me 20,000 euro për hedhjen e shisheve dhe objekteve në autobusin e ekipit ndërsa ai mbërriti përpara ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2018.
/Shqip.com