Sport Ndërkombëtar

City ofron dy lojtarë për ta lehtësuar transferimin e top yllit

Manchester City raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë njërin prej Rico Lewis ose Oscar Bobb, si ndihmesë për transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United.

Kampioni në fuqi i Anglisë mund t’i ofrojë ‘Laraskave’ një ofertë huazimi për njërin prej këtyre dy lojtarëve, në rast se kjo iu ndihmon në transferimin e Guimaraes.

Newcastle ka vendosur një çmim të madh prej 100 milionë eurosh për mesfushorin brazilian, i cili është po ashtu në radarin e Arsenalit, por City nuk është i gatshëm që ta paguajë këtë shumë.

Ata besojë se Guimaraes vlen afër 80 milionë euro, diçka që momentalisht e ka lënë pezull transferimin e amerikano jugorit në ‘Etihad’.

/Shqip.com