City – një hap para në garën për Haaland

Është ende vetëm 21 vjeçar.
Ama – ofertat në drejtim të tij kanë vërshuar.
Erling Haaland – po vazhdon të jetë objketivi kryesor i top skuadrave evropiane, por duket që një hap përpara është Manchester City.

Fillimisht – diçka e tillë u raportua në mediat angleze, teksa deklarata e fundit e Joachim Watzke , ka bërë të dyshohet edhe më shumë për diçka të tillë.
Në një prononcim për Sport Bild , ai tha se “aktualisht nuk dimë ndonjë gjë specifike nga ana e lojtarit, as nuk na është afruar dikush. Megjithatë, ne nuk mund të përmbahemi financiarisht nëse Manchester City vjen për Haaland”.
Ndonëse ka pasur shumë lëndime – statistikat e tij janë të frikshme.

Haaland ka zhvilluar vetëm 17-të ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, por ka arritur të shënojë 16-të gola.
Teksa, është autor i pesë asistimeve.
Vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 150 milionë euro. /Shqip.com