Çitaku-Qeverisë Kurti: Shkelës serikë të Kushtetutës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e Kuvendit, për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Çitaku, në rrjetin social ka shkruar shkurt “Shkelës serik të Kushtetutës”.
Ajo postimin e ka shoqëruar postimin edhe me hashtagun #KrejtdheDrejt me të cilin slogan erdhi në pushtet Vetëvendosje.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot publikoi vendimin, duke iu përgjigjur kërkesës së 10 deputetëve të Kuvendit, lidhur me vlerësimin e vendimit për shkarkimin e tetë anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Kushtetuesja ka konstatuar se ky vendim është pa bazë ligjore, dhe bie ndesh me dispozitat e Ligjit për RTK-në.
/Shqip.com