Lajme

Çitaku: Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet

Albin Kurti dhe Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka hedhur përsëri akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth energjisë elektrike.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku është shprehur se ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë, po vetëm në Kosovë ka reduktime.

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret. Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim”, ka shkruar Çitaku.

Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet, ka shtuar më tutje nënkryetarja e PDK-së./Shqip.com