Lajme

Çitaku: A ka menduar kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku,  për tensionet në veri, ju është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i thënë se a ka menduar që grupet kriminale atje kanë me e pritë me lule.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e dinë më së miri se si duket një veprim i pakordinuar.

“Shefja e grupit parlamentar të VV-së e din shumë mirë si duket një veprim i koordinuar me partnerët. Kur koordinohesh dhe planifikon nuk zmbrapesesh nga huliganët dhe grupet kriminale. Kur koordinohesh shkon deri në fund e nuk ndalesh. Pse a ka mëndu Kryeministri që kanë me e pritë me lule grupet kriminale në veri a?”, shkroi Çitaku.

Ajo thotë se mirë që ka ardhur ambasadori amerikan si dhe mirë që ata e kanë dëgjuar dhe sipas Çitakut ata nuk janë opozitë rrënuese.

Shyqyr që erdhi Ambasadori Amerikan 5 në 12 e ju nxori me fytyrë juve edhe vendin. Shyqyr që e keni dëgju edhe ju. Ne nuk jemi opozitë rrënuese. Për dallim nga VV e cila nuk e ka votuar as MSA-në me BE, ne nuk jemi të tillë. Shefja e deputetëve të VV e din këtë. Se atë botë ka qenë me ne në qeveri.

Ndërsa, vendimin për reciprocitetin për targa të automjeteve dhe në karta të identitetit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte marrë dy vendime të cilat ishin si masa të reciprocitetit me Serbinë, për targat dhe dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe.

Serbët lokal nuk e pritën mirë këtë dhe në shenjë pakënaqësie ata barrikaduan rrugët të cilat të dërgonin në pikë kalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ndërsa me kërkesën e partnerëve ndërkombëtar, Kurti shtyu vendimin për një muaj me kërkesën që të largohen të gjitha barrikadat nga veriu.

Barrikadat kanë filluar të largohen qysh në ditën e dytë të tensioneve dhe kështu vendimet janë shtyrë për 1 gusht./Shqip.com