Sport Ndërkombëtar

Si është situata aktuale e De Jong?

Frenkie De Jong

75 milionë euro dhe dhjetë të tjera bonuse – është marrëveshja që Barcelona dhe Manchester United e kanë arritur për Frenkie de Jong.

Por, vetë futbollisti nuk ka pranuar të largohet nga “Camo Nou”.

De Jong dëshiron që me çdo kusht të vazhdojë me Barçën dhe tashmë ka filluar përgatitjet parasezonale.

Ai gjendet në Amerikë – me pjesën tjetër të skuadrës katalunase.

Nëse do transferohej në United – 25 vjeçari do të bashkohej me ish-trajnerin e tij të Ajaxi, Erik ten Hag.

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Frenkie u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit./Shqip.com