Kulturë

Cikël poetik nga Dori Camaj

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

SYNI YT

Syni yt,
nji bir’
n’portën e shpirtit..

Qeshet dimni
nân buz’,
e n’stomak
nji grusht sheg’
lang’gjelbta…

NJI PIK VEN

Nji pik ven
shket buzsh,
e gjarpnohet
qafs tande.

E un’ kallem
n’buz t’deks,
si shkretina
për nji pik’ shí….

VRAG LËKURA

Vrag lëkura
n’kry tem..

E gjumi,
shket sysh
e përzihet n’ashkla hyjsh…

Hana lidh
flokt e mi
gërsheta….

I PSHTOLLE DUERT

I pshtolle duert,
grithun pikpyetjesh,
gjakosun grushtesh
n’mure
qi s’luejn
ani pse ti
fort kishe dasht,
e i shtine n’dër xhepa,
për me m’tregue
se s’mujte
me e kput
nji Drandofile
për mue…

E i mathe do kpuca,
qi fort shtrejt t’ran’,
e tuj rankue,
m’diftove me gisht përtej,
se rruga jeme
ke bukur e gat
e s’mujshe kurrqysh
malin me e kalue…

A e din shpirt!?

Ma theve zemrën,
e  un’ lule s’deshta,
as male,
as fusha,
as det’ me kalue..

Un’ veç t’due,
pa bojna,
pa t’vet,
pa t’lyp
kurrgja,
veç nji buzqeshje
kur syni yt m’gjen,
si gjilpanën
n’kasht…

OH SA KAM QESH!

Oh sa kam qesh!

Po don me m’dal krahnori venit..

Brinjt grusht i bana!

Q’aq sa zogjt,
shtegtuen pa u kthye,
e nata,
msheli gojt e kukuvajkave,
për me u than’
se s’din me kjà…

N’duer,
m’leu nji lot’
i pagzuem nân qiell,
pshtjell n’gjamba
qi shpojn
n’grahma frymsh…

NUK DI

Nuk di,
ç’dreq mishi kam,
as gjak,
as shpirt..

S’di ç’ngjizje jam,
nën cilin yll,
nën cilën natë u bëra
krijesë e kësaj toke!!…

Zhytem krejtësisht,
e ndjek një fill melodie
që m’thërrmon
në mijëra copëza
dejavu meteorësh,
e braktis këtë botë,
që duar e këmbë
ka në pranga,
e çelësin e mban
unazë,
në gishtrinj të mavijosur…

Nuk di ç’kam qënë
në një jetë tjetër..

Di veç se
në çdo qelizë
t’kam bartur
jetësh
ty…

HÉ DREQ!

Hé dreq!
Prap m’pshtoi
hini i duhanit
ndër tesha..

N’mos past shkund Hana
letrat e djeguna t’mallit,
qi amanet
ja pata shti’
ndër lutje…

Nat’ e përdalun,
qi flen buz’ gotash t’thyeme…

ME LÂN N’XHAMA

Me lân n’xhama
nji qeliz,
qi mbarsun asht
flakve t’kapërcyellit,
e shkoj e léu n’nji puthje..

Me e marr’ shpirtin përdore,
e me e ba
sa nji kokrriz,
qi shkon e kriset
parvazeve tuja,
ku veç do bishta cigaresh t’shkimuna
bajn se kallzojn
se n’ta ka jet’..

Me t’pa ardh’
vallzimeve t’erës,
ku perdja kcen e gdhelet
kambës tande
qi shtrëngohet mbas bezesh
lidhun n’ty si lastar
me t’ba me besue
se vetmia
asht paq’ për shpirtin
e jo vorr për t’dekunit…

E m’andej..

M’andej natën me ta gris,
e me t’kujtue
se kmishët qi ma s’komcohen,
ma mir me i tret
me gjith’ çka n’xhepa
harrue i ke..

Un’ t’vij mas shpirtit….

KAH PRET DIELLI

Kah pret dielli
skajet e qiellës
nadje e mbrambje,
syt’,
m’treten n’nji uj’
qi vatër ka n’mue…

Kam ndigjue
do koh’ ma par’
nji fmi njomshtin
qi m’pshteti duert
n’dy faqe t’mia
e m’dveti me nji zá harpengjujsh:

-Pse i ke syt’ me uj’?

S’dita ç’ka me than’
veç n’turravrap menimesh
i thash’:

-Kur qiella qan,
qaj dhe un’..

Fmija u qesh
e ngajti vrap për tek e amá,
e n’vesh i pshpriti…

-Mam,ajo ka lot prej shiu ..

U qesha dhe un’,
se m’pëlqej kristali i zemrës saj,
e s’mujta me i than’…

-Je njomshtin evlad,
e mote ma von’,
s’ke me m’dvet,
e ke me e dit’
se ç’ka don me than,
syt’ prej uji …

M’VJEN ER’ SHPIRT

M’vjen er’ shpirt,
e sy mbyllun
lyp hijen tande
qi fshehun flen
mes flokve t’mia..

M’vjen er’ shpirt,
e n’duer pshtjell barkun,
si me t’pas shkul kush
prej placentës zemrës…

Era e shpirtit tand,
uj’ n’rranj t’shpirtit tem…

/Shqip.com