Rozë

Çifti i njohur shqiptar bëhen prindër të binjakëve

Niki Emra dhe Zana

Çifti i njohur Neki Emra dhe Zana Zhaveli janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Neki përmes një postimi në rrjete sociale ku mes tjerash është bërë e ditur edhe se ata janë bërë prindër të binjakëve, vajzë e djalë të cilët i kanë quajtur, Hera dhe Aresi.

“Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin me të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë.

Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanen janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur”, ka shkruar ai.

Lindja është kryer në një nga spitalet private të kryeqytetit./SHQIP.com