Christan Mba – “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Shënoi dy gola dhe u shpërblye.
Christan Mba është shpallur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës – për xhiron e parë.
Sulmuesi i Trepçës 89 e pati një paraqitje fenomenale ndaj Dritës – duke e tundur rrjetën dy herë ndaj Dritës, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-2.
Pasi e pranoi këtë çmim – ai tha ndër të tjera se “Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës.
Teksa, shtoi se “kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lartë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”.
Për skuadrën nga Mitrovica – barazimi ndaj Dritës ishte rezultat pozitiv – sepse ishte ndeshja e parë që nga rikthimi në Superligë.
Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi – e mbylli sezonin e kaluar në vendin e parë të Ligës së Parë, Grupi A./Shqip.com