Kulturë Kino

Chris Pine kthehet me filmin aksion “The Contractor”

Kompania filmike ‘Paramount Pictures ka publikuar trilerin aksion “The Contractor”.

Nw “The Contractor”, me regji të Tarik Saleh, do të luajnë aktorët si Chris Pine, Kiefer Sutherland, Eddie Marsan, Ben Foster, Gillian Jacobs, JD Pardo dhe Florian Munteanu.

Chris Pine, do të luaj rolin e rreshterit të Forcave Speciale James Harper, i cili shkarkohet në mënyrë të pavullnetshme nga ushtria dhe i shkëputet pensioni.

I zhytur në borxhe, pa mundësi dhe i dëshpëruar për të siguruar familjen e tij, Harper (Chris Pine), bënë marrëveshje me një forcë ushtarake private të fshehtë.

Por kur detyra e tij e parë nuk shkon mirë, ushtari elitar e gjen veten të përndjekur dhe në arrati. E kapur në një komplot të rrezikshëm, Harper duhet të luftojë për të qëndruar gjallë aq gjatë sa të kthehet në shtëpi dhe të zbulojë motivet e vërteta të atyre që e tradhtuan.

“Ne u dhamë atyre mendjen, trupin dhe shpirtin tonë”, thotë Harper në videoklip. “Ata na përtypen dhe na pështynë”. Traileri tregon gjithashtu Chris Pine duke kërcyer nga një urë, duke iu shmangur plumbave dhe duke u shpëtuar shpërthimeve, me një mori përplasjesh.

Shikoni trilerin për The Contractor më poshtë: