Chollet telefonon Kurtin, kërkon zbatimin e marrëveshjes nga dyja vendet
Publikuar:
(26.09.2023 19:11:15)
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka dënuar ngjarjet e zhvilluara në veri të vendit të dielën.
Ai ka njoftuar se ka diskutuar në telefon me kryeministrin Kurti, të cilit i ka shprehur ngushëllime për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.
“Bisedova me kryeministrin Kurti rreth sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës dhe shprehi ngushëllime për humbjen e jetës së rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar Chollet në platformën X.
/Shqip.com