Chollet jep detaje nga takimet e zhvilluara në Kosovë

Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka dhënë detaje për takimet e zhvilluara gjatë vizitës së tij sot në Kosovë.
Ai fillimisht gjatë orëve të para të paradites ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti.
Mirë për t’u takuar me Vjosa Osmanin. Partneriteti ynë është SHBA-Kosovë mbetet i palëkundur. Ne e lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve, mbështetjen e refugjatëve dhe gazetarëve dhe dënimin e luftës së Putinit. Mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e evakuuarve dhe refugjatëve afganë”, ka deklaruar Chollet pas takimit me Osmanin.

Chollet ka thurur lavde për Albin Kurtin për rolin e tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
“Bisedë e rëndësishme me Albin Kurtin mbi Dialogun. Vlerësim për angazhimin në mënyrë konstruktive dhe fleksibël. Mezi presim partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve të vazhdueshme drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pos Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, Këshilltari i lartë në Departamentit amerikan të Shtetit ka zhvilluar takim edhe me liderët e opozitës.
“Vlerësoj dëgjimin nga liderët e opozitës së Kosovës. Mospajtimi konstruktiv është thelbësor për një demokraci të fortë. Mirënjohës për mundësinë për t’u angazhuar dhe dëgjuar pikëpamjet e tyre”.

Cholllet po ashtu ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në fund të vizitë së tij në Kosovë, ai ka zhvilluar takim edhe me shoqërinë civile dhe një grup të gazetarëve.
/Shqip.com