Sport Ndërkombëtar

Chikago po “sundon” në Konferencën Lindore

Vazhdon forma e lartë e Chikagos

Asgjë nuk është rastësi për ta, këtë po e dëshmojnë nga gjiro në gjiro.

Chikago Bulls ka shënuar fitoren e radhës.

Kjo skuadër ka triumfuar në udhëtim te Cleveland Cavaliers me rezultat 104-117 për treguar edhe një formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Chikago ishin më kërkues që nga fillimi dhe epiteti i fituesit nuk u vu në dyshim – thuajse për asnjë moment.

Basketbollisti më i dalluar në parket te Bulls ishte DeMar DeRozan. 32 vjeçari shënoi 30 pikë, asistoi shtatë herë, teksa pati edhe dy kërcime.

Cleveland Cavaliers' winning streak snapped by Chicago Bulls, 117-104, in  potential playoff preview - chubimon
Momente nga takimi

Kurse, në anën tjetër, te Cavaliers një paraqitje të mirë zhvilloi Lauri Markkanen, i cili regjistroi 28 pikë dhe shtatë kërcime.

Ndeshje të mirë pati edhe Darius Garland, i cilli realizoi 20 pikë, bëri 12-të asistime dhe regjistroi pesë kërcime.

Pas kësaj fitore, Bulls vazhdojnë të prijnë në Konferencën Lindore. Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 28 fitore, teksa ka edhe 15-të humbje.

Kurse, Cavaliers kanë pasur ngritje – zbritje të formës dhe gjenden në vendin e gjashtë.

Tabela e Konferencës Lindore

Rezultatet nga të gjitha takimet:

Nets 119 – 118 Wizards.

Magic 110 – 76ers 123.

Hornets 111-102 Celtics.

Trail Blazers 92 – 104 Heat.

Timberwolves 122 – 134 Hawks.

Grizzlies 114 – 126 Bucks.

Raptors 98 – 102 Mavericks.

Thunder 96 – 118 Spurs.

Rockets 116 – 111 Jazz.

Pistons 133 – 131 Kings.

Clippers 128 – 130 Nuggets.

Peacers 111 – 104 Lakers. /Shqip.com